Këmbësorja që u godit dje nga një veturë në Fushë Kosovë pëson lëndime të rënda, arrestohet shoferi i dyshuar

Kronikë e zezë

Këmbësorja që u godit dje nga një veturë në Fushë Kosovë pëson lëndime të rënda, arrestohet shoferi i dyshuar

Më: 16 janar 2024 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e djeshëm në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku e goditi me veturë një këmbësore, ka përfunduar në prangat e Policisë. Kjo e fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Siç mësohet, i dyshuari 29-vjeçar po dyshohet se në pas orës 06:00 të mëngjesit, teksa ishte në lëvizje, duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur këmbësoren.

Viktima është dërguar me urgjencë në Klinikën Emergjente në QKUK, ku po merr trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve serioze që ka pësuar.

I dyshuari që shkaktoi aksidentin është intervistuar lidhur me rastin dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Ndryshe, numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat