Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Më: 16 janar 2024 Në ora: 13:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor , me datën 16.01.2024 rreth orës 09:24 në rrugën " Driton Islami" në Ferizaj ka ndaluar shoferin J.R (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 104 km/h, Ndërsa veturës i kishte skaduar regjistrimi që nga data 23.09.2023

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat