KEDS njofton se rreth një javë pasi kryen aktin e shëmtuar të djegies së transformatorit në fshatin Gjonaj të Prizrenit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit.
Sipas njoftimit, pas një pune operative-hetimore të hetuesisë, ata u prangosën nga policia dhe ndaj tyre pritet të merren masa ndëshkuese ligjore.
“Falënderojmë Policinë e Kosovës për arrestimin e këtyre dy personave të dyshuar që vepruan kundërligjshëm dhe ftojmë të gjithë konsumatorët e ndërgjegjshëm të mos jenë pre e akteve të tilla të shëmtuara.
Sepse dëmtimi i qëllimshëm i aseteve elektroenergjetike nënkupton edhe mungesë stabiliteti të furnizimit për ata konsumatorë të afektuar”, thuhet në njoftim.