E pazakontë: Vushtrriasi gjen një granatë dore në oborrin e shtëpisë, Prokuroria nis hetimet

Kronikë e zezë

E pazakontë: Vushtrriasi gjen një granatë dore në oborrin e shtëpisë, Prokuroria nis hetimet

Më: 17 janar 2024 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Vushtrri, ku një person ka hasur në një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij në rrugën ‘Sadri Kapiti.

Burimet kanë bërë me dije se 45-vjeçari i frikësuar dhe i shqetësuar nga ngjarja në të cilën u ndodh, ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një njësi e deminimit ka tërhequr mjetin në mënyrë të sigurt.

Bazuar në dëshminë e viktimës, një person i panjohur ka dërguar mesazhe në telefonin e tij, ku e ka njoftuar se një bombë ndodhet në oborrin e tij.

Njësitë policore në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, teksa rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat