Dyshohet se rrahën një 19-vjeçar në Fushë Kosovë, bien në pranga dy të dyshuarit

Kronikë e zezë

Dyshohet se rrahën një 19-vjeçar në Fushë Kosovë, bien në pranga dy të dyshuarit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 19:08
Ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta. Si pasojë, viktimat shpeshherë përfundojnë me lëndime trupore dhe kërkojnë ndihmë në spital.

Kështu i kishte ndodhur një të riu një muaj më parë në rrugën ‘Dardania’ në Prishtinë, i cili dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona. Të dyshuarit ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, duke shijuar kështu lirinë nga arratia, ndërsa 19-vjeçari ishte dërguar në spital për tretman mjekësor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohen dy të dyshuarit, të cilët janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Dy të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat