Sherr mes dy personave në Ferizaj, i dyshuari kërcënon me thikë 62-vjeçarin - ja çka i gjet policia

Kronikë e zezë

Sherr mes dy personave në Ferizaj, i dyshuari kërcënon me thikë 62-vjeçarin - ja çka i gjet policia

Më: 18 janar 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve të ndryshme mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Ferizaj, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes dy personave, i dyshuari ka kërcënuar me thikë viktimën.

I shqetësuar nga kjo situatë, 62-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pos thikës, të dyshuarit i është vërejtur edhe një armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, të cilit ia kanë sekuestruar thikën dhe armën me karikator dhe fishekë, të cilën e mbante me vete.

60-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat