Grabitje në barnatoren ‘Perla’ në Ferizaj, i dyshuari nën kërcënimin e thikës merr rreth 200 euro

Kronikë e zezë

Grabitje në barnatoren ‘Perla’ në Ferizaj, i dyshuari nën kërcënimin e thikës merr rreth 200 euro

Më: 18 janar 2024 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Cak i grabitjes ishte edhe barnatorja ‘Perla’ në rrugën ‘Remzi Hoxha’ në Ferizaj.

Mësohet se një person ende i paidentifikuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka arritur që të marrë një shumë parash nga punëtorja e barnatores, e cila ndodhej në punë në momentin kritik.

Burimet kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 32-vjeçares që u përball me hajnin, e cila ka deklaruar se shuma e parave të vjedhura është rreth 200 euro.

Me të marrë informacionet, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, teksa dyshohet se i dyshuari është përfshirë edhe në një tjetër rast të grabitjes një ditë më parë në barnatoren ‘Trimi Pharm’ në Ferizaj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe i njëjti të vihet në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat