Konfiskohen pushkë, telefona e dokumente në veri të vendit

Kronikë e zezë

Konfiskohen pushkë, telefona e dokumente në veri të vendit

Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:26
Ilustrim

Në veri të vendit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se dje është bërë kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë.

“Mitrovice Veri – 10-29.12.2022. 

Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës. Njesitet relevante jane duke u marrur me rastin”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat