Gjendet i vdekur një person në Malishevë, nisin hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Malishevë, nisin hetimet

Më: 19 janar 2024 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete sot në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tregoj që vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë

“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar, afër rrugës në fshatin Terpezë-Malishevë".

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast ‘hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat