Drama në Gjilan, Policia e psikologia ia dalin me sukses, bindin personin që të zbresë nga diga e Liqenit të Livoqit

Kronikë e zezë

Drama në Gjilan, Policia e psikologia ia dalin me sukses, bindin personin që të zbresë nga diga e Liqenit të Livoqit

Më: 20 janar 2024 Në ora: 00:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se Policia e Kosovës dhe psikologia kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e Liqenit të Livoqit, që të zbresë nga aty.

Personi në fjalë tashmë po merr ndihmën e nevojshme dhe është nën përkujdesje të mjekëve.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndojë veten te penda e fshatit Livoq i epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arritur që ta bindin dhe  personi është arritur  që të tërhiqet nga muri, personi është marrë nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve.

Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat