​Bankat raportojnë afër një mijë euro të falsifikuara

Kronikë e zezë

​Bankat raportojnë afër një mijë euro të falsifikuara

Më: 20 janar 2024 Në ora: 12:16

Zyrtarët e bankave në dy raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit kanë raportuar se kanë hasur në afro një mijë euro, para të falsifikuara.

Sipas Policisë, në Prizren, një zyrtar i bankës, ka raportuar se nga klientë janë deponuar 358 euro para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Kurse, në Deçan, një zyrtar i bakës, ka raportuar se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro, të cilën ka provuar ta deponojë dëshmitari mashkull kosovar, dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat