Zyrtari i ambasadës italiane kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës: E dashura e rrahu dhe iku me veturën zyrtare

Kronikë e zezë

Zyrtari i ambasadës italiane kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës: E dashura e rrahu dhe iku me veturën zyrtare

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Edhe në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar plot raste të dhunës në familje. Në shumicën prej këtyre ngjarjeve të trishta, që janë goxha të shpeshta viktima janë gratë. Por ndryshe ka ndodhur me një rast që u denoncua mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.

Media ka mësuar ekskluzivisht se këtë herë viktimë është një burrë dhe bëhet fjalë për një zyrtar të Ambasadës së Italisë në Prishtinë, i cili kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtari italian e ka denoncuar të dashurën e tij për dhunë fizike, rast ky që dyshohet se ndodhi në banesën e tyre në kryeqytet.

Në bazë të informacioneve të para, viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se pasi e dashura e ka rrahur, e njëjta ka ikur me veturën e tij zyrtare, duke ia marrë edhe paratë e dokumentet e tjera personale.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe ka futur të dyshuarën në listën e personave të kërkuar, ndërkohë që njësitet policore akoma s’kanë rënë në gjurmët e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat