Mitrovicë e Veriut: Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe sulmon fizikisht gruan – arratiset i dyshuari

Kronikë e zezë

Mitrovicë e Veriut: Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe sulmon fizikisht gruan – arratiset i dyshuari

Më: 22 janar 2024 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një grua ka raportuar në Mitrovicën e Veriut se përkundër se kishte urdhër mbrojtës në shtëpinë e saj ka shkuar burri i cili dyshohet se a ka sulmuar fizikisht atë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti ka shkuar në procedurë hetimore.

“Mitrovicë Veri / 21.01.2024 – 20:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se përkundër se kishte urdhër mbrojtës nga gjykata në shtëpinë e saj ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat