Arrestohen dy persona në Skenderaj, kanosën një tjetër – policia e konfiskon një pistoletë të plastikës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, kanosën një tjetër – policia e konfiskon një pistoletë të plastikës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në Skenderaj.

Kjo pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje e kanë kanosur me pistoletë një person tjetër.

Sipas policisë, gjatë kontrollit te automjeti i të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e plastikës, dy shkopinj të drurit dhe një thikë.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat