Arrestohet personi që tentoi të korruptonte zyrtarin policor me 50 euro

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që tentoi të korruptonte zyrtarin policor me 50 euro

Më: 23 janar 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Han të Elezit, me dyshimin se ka tentuar të korruptojë me 50 euro zyrtarin policor, me qëllim që të kalonte kufirin me dokumente të pavlefshme.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat