​Gjobitet me 200 euro shoferi i dehur në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Gjobitet me 200 euro shoferi i dehur në Ferizaj

Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, në Prelez, ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkool-test ka rezultuar me 0.80% promil.

Në lidhje me këtë policia shoferit me inicialet R.K. (27) i shqiptoi një gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni.

Policia Rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi që rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Njëherësh, ftohen qytetarët qëpër të gjitha kundërvajtjet në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital“Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192,0290/326-250 dhe 0290/322-406.Të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat