Arrestohen dy persona në Han të Elezit – policia u gjeti marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Han të Elezit – policia u gjeti marihuanë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 23:50 në Han të Elezit.

Të njëjtit derisa po qarkullonin ne veturë janë ndaluar nga njësitet policore, ku gjatë kontrollit u kanë gjetur dhe konfiskuar 8-doza me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 10.62 gramë dhe një gjysmë cigare të mbushur me marihuanë në peshë 0.38 gramë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat