Arrestohet e dyshuara në Prishtinë, ushtroi dhunë psiqike për 5 vjet ndaj nënës së saj

Kronikë e zezë

Arrestohet e dyshuara në Prishtinë, ushtroi dhunë psiqike për 5 vjet ndaj nënës së saj

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se për pesë vite ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta prej disa (5) vitesh ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së saj.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat