Një person në Prishtinë blen shtëpinë, në të gjen armë e fishek

Kronikë e zezë

Një person në Prishtinë blen shtëpinë, në të gjen armë e fishek

Më: 25 janar 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar Policinë se në shtëpinë e tij të cilin e kishte blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur armë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit i është gjetur një pushkë gjuetie me 27 copë fishek me leje të skaduar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, rasti është në procedurë të rregullt.

“Rr. Lugmiri, Prishtinë  24.01.2024-16:30.  Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij të cilën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një  armë.  Policia ka konfiskuar të njëjtën ndërsa gjatë kontrollit në banesë e të dyshuari është gjetur një pushkë gjuetie  me 27 copë fishekë me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit,  rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat