Kanoset një zyrtar i policisë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kanoset një zyrtar i policisë në Prishtinë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 08:43
Ilustrim

Një zyrtar i policisë ka deklaruar se është kanosur nga një burrë, pasi që të njëjtit i ka shqiptuar kundërvajtje në komunikacion.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka deklaruar se derisa ka qenë duke u marrë me rregullimin e trafikut është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat