Arrestohen dy persona në Leposaviq

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Leposaviq

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:28
Ilustrim

Në fshatin Koshuticë të Leposaviqit janë arrestuar dy persona sepse të njëjtit kanë hyrë në territorin e Kosovës jashtë pikës së autorizuar zyrtare.

Në raportin 24-orësh të Policisë mësohet se rasti ka ndodhur dje, në orën 17:00.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 “Fsh. Koshuticë, Leposaviq  24.01.2024 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri shqiptar e tjetri serb) pasi të njëjtit janë takuar duke hyrë në territorin e Kosovës jashtë pikës së autorizuar zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat