Istog – Arrestohen 4 të dyshuar për veprat penale

Kronikë e zezë

Istog – Arrestohen 4 të dyshuar për veprat penale

Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:31
Ilustrim

Janë arrestuar katër të dyshuar në Istog për veprat penale, “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje në tentativë”.

Të dyshuarit janë identifikur këtë të mërkurë dhe inicialet e tyre janë: M.H., K.V., E.H., dhe A.G.

Ata dyshohet se kanë vjedhur: një veturë WV Pasat ngjyrë hiri, plug traktor, një televizor, një kompjuter dhe dru për djegie.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit e parë me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat