U ndalua për kontroll – ky është shpërndarësi i substancave narkotike që u kap në flagrancë nga Antidroga në Prizren

Kronikë e zezë

U ndalua për kontroll – ky është shpërndarësi i substancave narkotike që u kap në flagrancë nga Antidroga në Prizren

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë, e të shpeshtë janë edhe të miturit.

Një rast i tillë është zbuluar në rrugën Mark Krasniqi, Prizren ku një njësi policore që po patrullonte në atë zonë ka ndalur një të dyshuar për kontroll i cili ishte duke qarkulluar me veturë.

I dyshuari që është ndaluar nga Policia, siç mëson sinjali është Gazmend Domgjoni, të cilit pas kontrollit policor i janë gjetur substanca narkotike.

Media zbulon se Domgjoni njihet si diller i drogës dhe është emër i njohur edhe për autoritetet policore.

Për rastin ka folur edhe Policia.

“Njësiti DHTN Prizren ka arrestuar të dyshuarin  mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në veturë  i është gjetur dhe konfiskuar: 3.79 gram kokainë, 280 euro, një telefon celular dhe vetura e të dyshuarit”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Domgjoni do të hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat