Tentim vrasje në Podujevë, sekuestrohet një veturë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Podujevë, sekuestrohet një veturë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person në Surkish të Podujevës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të shtunën.

Për lëndimet që ai i pësoi në rrethana ende të panjohura, ai u dërgua në QKUK.

Një veturë është sekuestruar që dyshohet se është e përfshirë në rast.

Rasti i cili u cilësua “Vrasje në tentativë”, është duke u hetuar, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat