Vermicë: Kapet drogë, pasagjeri e kishte fshehur në pjesët intime

Kronikë e zezë

Vermicë: Kapet drogë, pasagjeri e kishte fshehur në pjesët intime

Më: 28 janar 2024 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur 24.07 gram marihuanë në trupin e një shtetasi të huaj, gjatë kontrollit që u krye kur vetura në të cilen gjendej hyri në Vermicë.

Ai ishte pasagjer në veturë, ndërsa ngasës ishte një shtetas i huaj.

I dyshuari i e ka pranuar që droga të cilën e kishte fshehur në pjesët intime, është e tij.

Ai ka thënë se është konsumues i kësaj substance.

“Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera. I dyshuari është arrestuar dhe derguar në qendrën e paraburgimit”, shkruan në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat