Katër të lënduar në një aksident në Malishevë

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në një aksident në Malishevë

Më: 29 janar 2024 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dragobil të Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë dy automjete.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat