Lëndohet një punëtor në Mitrovicë, ra nga kati i dytë i një ndërtese

Kronikë e zezë

Lëndohet një punëtor në Mitrovicë, ra nga kati i dytë i një ndërtese

Më: 30 janar 2024 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një punëtor derisa ishte duke punuar ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në Mitrovicë.

Policia njofton se punëtori ka pësuar lëndime trupore, dhe se i njëjti është dërguar prej trajtim mjekësor në QKUK.

“Mitrovicë Jugu /29.01.2024 – 11:00. Viktima mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat