Zbulohet identiteti i të riut që ngacmoi 13-vjeçaren në Prishtinë

Kronikë e zezë

Zbulohet identiteti i të riut që ngacmoi 13-vjeçaren në Prishtinë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Media dje raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ngacmuar një vajzë 13-vjeçare. I dyshuari që e kërcënoi se do ia shpërndajë fotot intime, tashmë është arrestuar.

Mësohet se i dyshuari është Meris Krasniqi, 18-vjeçar.

Krasniqi është arrestuar, pasi u denoncua nga e mitura e cila rrëfeu në detaje të gjithë ngjarjen në të cilën u përfshi si viktimë.

Burimet kanë bërë me dije se 13-vjeçarja ka deklaruar se Krasniqi, me të cilin ka pasur kontakt përmes rrjetit social Snapchat, i ka kërkuar që të dalin bashkë, në të kundërtën do t’ia dërgojë fotografitë e saj intime nënës së të miturës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 18-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat