​Podujevë: Gruaja keqtrajton fëmijët e saj, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

​Podujevë: Gruaja keqtrajton fëmijët e saj, arrestohet nga policia

Më: 31 janar 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një rast i keqtrajtimit të fëmijëve është raportuar të ketë ndodhur në Podujevë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet një femër (shtetase e Kosovës) është arrestuar pasi dyshohet se ajo ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.

Në njoftim thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe se rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë 21.01.2024-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat