Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për trafikim me njerëz në Gjakovë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin për trafikim me njerëz, ndërsa është identifikuar një viktimë e trafikimit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video-regjistrues, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjakovë, 2023-2024, 21:00.Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.

Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat