Persona të panjohur largojnë një tabelë të vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok

Kronikë e zezë

Persona të panjohur largojnë një tabelë të vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 09:26
Ilustrim

Persona të panjohur kanë larguar në tabelë në Zubin Potok të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal (MAPL).

Kështu ka raportuar një grua në polici e cila ka thënë se është dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela.

Rasti është iniciuar si “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë” dhe po vazhdon të hetohet.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat