Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec – njëri pëson lëndime të rënda

Kronikë e zezë

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec – njëri pëson lëndime të rënda

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to është edhe rrezikut që u kanoset në vendin e punës. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në punë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Rahovec.

Siç mëson media, dy persona kanë pësuar lëndime trupore teksa ishin duke punuar në një shtëpi në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec, pasi është shkëputur vinçi.

Burimet e medias kanë bërë me dije se njëri nga punëtorët ka pësuar lëndimë të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkaq tjetri në spitalin rajonal.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Inspektoratin e Punës, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat