Vetplagoset aksidentalisht një person në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vetplagoset aksidentalisht një person në Gjakovë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një person është vetplagosur aksidentalisht në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Rr. Ismajl Qemajli, Gjakovë 02.02.2024 – 16:00. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit. Sipas një dëshmitari incidenti ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë dhe aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore dhe hetuesia i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë  me shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat