​Vetaksidenti te “Kroi i Mbretit”, vdes një person

Kronikë e zezë

​Vetaksidenti te “Kroi i Mbretit”, vdes një person

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën sot në një vetaksident te “Kroi i Mbretit”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë për KosovaPress, se në këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 13:40, është përfshirë vetëm një veturë.

“Si pasojë e vetaksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor.

Nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, është pa shenja jete”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat