Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, dy të burgosur e bëjnë për spital “shokun” e qelisë

Kronikë e zezë

Rrahje në Burgun e Sigurisë së Lartë, dy të burgosur e bëjnë për spital “shokun” e qelisë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Dy të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e ka sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër me të cilin ishin në qeli.

Të burgosurit që po vuanin dënimin në këtë burg i kanë shkaktuar lëndime serioze ‘shokut’ me të cilin ndanin qelinë.

Ky i fundit pas lëndimeve që ka marrë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sulmi i dy të burgosurve ndaj tjetrit ka ndodh të shtunën masdite, derisa në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndërhyrë edhe Policia.

Tutje me rastin është marrë Prokurori i Shtetit i cili e ka iniciuar atë si “sulm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat