Erdhi nga Italia për t’u hakmarrë, dëshmia e 41-vjeçares që dogji makinën në Durrës

Kronikë e zezë

Erdhi nga Italia për t’u hakmarrë, dëshmia e 41-vjeçares që dogji makinën në Durrës

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 21:01
Ilustrim

Doriana Stafaj 41 vjeçe u arrestua nga policia e Durrësit ditën e sotme pasi në bashkëpunim me vëllain e saj, shtetasin me inicialet M. S., 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim kanë djegur makinën e shtetasit me inicialet K. S., 42 vjeç.

Sipas policisë, pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.

Euronews Albania ka siguruar dëshminë e 41-vjeçares e cila shprehet se ka pasur një histori dashurie me 42-vjeçarin dhe pretendon se i ka blerë këtij të fundit automjetin dhe shtëpinë, por e ka lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi.

Pasi historia e tyre ka përfunduar, ajo nuk ka mundur t’i rikuperojë këto pasuri dhe ndaj ka vendosur të kthehet nga Italia, ku jeton dhe hakmerret.

“Me K.S., kemi pasur një histori dashurie. Ja kam blerë unë automjetin dhe shtëpinë, por e kam lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi. Pasi u ndamë nuk munda t’i marr mbrapsht këto pasuri dhe prandaj vendosa të hakmerrem. Për këtë gjë u ktheva nga Italia, sepse u ndjeva e mashtruar prej tij. Dua të më kthehen pasuritë e mia dhe kërkoj ndihmën e institucioneve për këtë”, ka thënë 41-vjeçarja Doriana Stafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat