Aksidenti tragjik në Librazhd, ja kush ishin 4 të rinjtë që ranë në humnerë sonte

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Librazhd, ja kush ishin 4 të rinjtë që ranë në humnerë sonte

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 23:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd.

Mesohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë, dyshohet se ka mbetur i vdekur një person ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë. Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Image

Mesohet se shoferi i automjetit ishte Meglind Zeneli, 21 vjeç, ndersa pasagjere: Gerald Verçani, 19 vjeç, Janikos Shyti, 20 vjeç, dhe viktima Dorian Belba, 18-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat