Arrestohet një person, dhunoi seksualisht një vajzë në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, dhunoi seksualisht një vajzë në Kaçanik

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.

Policia në raportin ditor bën të ditur se i dyshuari e ka detyruar vajzën që të kryejë pa dashje marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mesditën e së dielës në Kaçanik.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka detyruar viktimën femër kosovae pa dashje të kryej marrëdhënie seksuale. Viktima është dërguar në IML për ekzaminim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat