Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve për huliganizëm

Kronikë e zezë

Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve për huliganizëm

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet R.P dhe D.O. të nacionalitetit serb.

Sipas një komunikate, Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit së bashku me të pandehur të tjerë kanë qenë pjesë aktive e një grupi me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze në Kosovë.

“Prokuroria Speciale njofton ekziston dyshimi i bazuar mirë se të lartcekurit në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime të pandehurit R.P dhe D.O. akuzohen për veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat