Një 20-vjeçari vritet aksidentalisht gjatë gjuetisë

Kronikë e zezë

Një 20-vjeçari vritet aksidentalisht gjatë gjuetisë

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tropojë ku 20-vjeçari me iniciale E. H. është vrarë aksidentalisht gjatë gjuetisë.

Sipas asaj që njofton policia i riu banues në fshatin Kepenek të Tropojës është qëlluar aksidentalisht gjatë gjuetisë nga 38-vjeçari me iniciale G. N., banues në fshatin Viçidol, Tropojë i cili është arrestuar nga uniformat kaltër.

Ngjarja ka ndodhur në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Vrau aksidentalisht me armë zjarri, gjatë gjuetisë, një 20-vjeçar, Policia vë në pranga autorin e dyshuar.

Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.

Në drejtim të vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën, në një sipërfaqe pyjore, në vendin e quajtur “Përroi i Kepenekut”. Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat