Dhunë në një familje në Prishtinë: Burri e bën për spital bashkëshorten e tij, ndalohet për 48 orë

Kronikë e zezë

Dhunë në një familje në Prishtinë: Burri e bën për spital bashkëshorten e tij, ndalohet për 48 orë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar të hënën edhe një grua nga Prishtina, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, ku pas një konflikti mes çiftit, burri dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për pasojë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, teksa si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat