Rrihet një person në Prishtinë nga katër të tjerë, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Rrihet një person në Prishtinë nga katër të tjerë, rasti po hetohet

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se katër persona të panjohur pasi e kanë ndaluar e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë marrë telefonin.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 03.02.2024 në rrugën “Hamzë Jashari”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

“Viktima mashkull kosovar me 05.02.2024 ka raportuar se katër persona të panjohur pasi e kanë ndaluar e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë marrë telefonin. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat