Ishte 40 km/h – voziti 94, Polica dënon të drejtuesin e automjetit në aksin Gjilan-Ferizaj, ndër të tjera i ndalohet vozitja për tre muaj

Kronikë e zezë

Ishte 40 km/h – voziti 94, Polica dënon të drejtuesin e automjetit në aksin Gjilan-Ferizaj, ndër të tjera i ndalohet vozitja për tre muaj

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 08:15
Foto nga dënimi

Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 94 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat