Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën mes vete

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën mes vete

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj pasi ishin rrahur mes vete.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 22:20 në rrugën “Fahri Fazliu”, Prishtinë.

“Katër meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat