I riu në Gjakovë i bën për spital dy motrat e tij, shkak xhelozia

Kronikë e zezë

I riu në Gjakovë i bën për spital dy motrat e tij, shkak xhelozia

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e kanë kërkuar së fundi edhe dy vajza në Gjakovë, të cilat kanë denoncuar vëllain e tyre për dhunë.

Burimet e medias kanë zbardhur detaje nga dëshmia e vajzave, njëra prej tyre e mitur, të cilat kanë bërë me dije se vëllai i tyre i madh, për shkaqe xhelozie i ka sulmuar fizikisht.

Viktimat kanë marrë lëndime trupore si pasojë e dhunës fizike me të cilën u përballën dhe të njëjtat kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërkohë i dyshuari fillimisht ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij, por pas veprimeve hetimore është arritur që i njëjti të arrestohet.

28-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat