Istog: Burri dhe gruaja rrahen mes vete

Kronikë e zezë

Istog: Burri dhe gruaja rrahen mes vete

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një burrë dhe grua janë shoqëruar në stacionin policor në Istog.

Ata dyshohet se të mërkuren më 7 shkurt janë përleshur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sipas njoftimit, ata i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore njëri-tjetrit dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat