Malishevë: Vidhen mbi 9 mijë euro para dhe 10 mijë euro stoli ari

Kronikë e zezë

Malishevë: Vidhen mbi 9 mijë euro para dhe 10 mijë euro stoli ari

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

9 mijë euro para të gatshme dhe 10 mijë euro stoli të arit, dyshohet se janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Astrazub të Malishevës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, me datë 7 shkurt.

Kështu të paktën në polici ka deklaruar pronari i shtëpisë, ku ka ndodhur vjedhja.

Ai tha se persona të panjohur kishin depërtuar nga një dritare.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat