U vodhën pesë vetura që kishin çelësat brenda, dy të dyshuarit në Gjakovë më pas vetaksidentohen

Kronikë e zezë

U vodhën pesë vetura që kishin çelësat brenda, dy të dyshuarit në Gjakovë më pas vetaksidentohen

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Gjakovë për vjedhje të veturave, pasi të mërkurën ishin iniciuar pesë raste të ndara për vjedhje të veturave: një në fshatin Cermjan dhe katër të tjerat në qytetin e Gjakovës.

Veturat e vjedhura kanë qenë tre Golf  II, një Ford Fokus dhe një Golf V.

Bazuar në të dhënat e pranuara nga ankuesit e rasteve të raportuara, veturat kanë qenë të parkuara, ndërsa çelësat e tyre (në të gjitha rastet) i kishin lënë brenda tyre.

Njësitet kompetente në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, menjëherë ju kanë përgjigjur rasteve dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur t’i gjejnë, të braktisura, pesë veturat e raportuara të vjedhura.

Puna operative dhe hetimore ka vazhduar në drejtim të identifikimit dhe arrestimi të të dyshuarve të përfshirë në rastet e raportuara, kështu që rreth orës 02:20 të datës 08.02.2024, janë identifikuar dy të dyshuar”, thuhet në raport.

Të njëjtit dyshohet se fillimisht kanë shkaktuar vetë-aksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimin se janë të përfshirë në rastet e vjedhjes së veturave dhe me vendim të prokurori të shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë edhe veprimet hetimore), janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat