​Podujevë: E kërcënoi ish të fejuarën, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

​Podujevë: E kërcënoi ish të fejuarën, arrestohet nga policia

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pasi i njëjti ka ushtruar presion psikik dhe ka kërcënuar ish-të fejuarën e tij.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ish i fejuari i saj i kishte bërë presion psikik si dhe e kishte kanosur me fjalë të ndryshme.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat