Dy raste të punëtorëve të lënduar rëndë në Shkup

Kronikë e zezë

Dy raste të punëtorëve të lënduar rëndë në Shkup

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:37
Shkup

Në stacionin policor janë shënuar dy raste të punëtorëve të cilët janë lënduar rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Bëhet fjalë për një punëtor nga Shkupi dhe një nga Kumanova.

Me datë 09.02.2024 në ora 13:10 në SPB Shkup nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se te ta është sjellë Z.D.(55) nga fshati Dobroshane-Kumanovsko, i cili sipas raportimit derisa po mbante bar. gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës, ai ka rënë nga lartësia, me çka ka pësuar lëndime të rënda trupore. Për zbardhjen e rastit është njoftuar inspektori i punës.

Me datë 09.02.2024 në ora 11:00, në SPB Shkup nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza” është raportuar se tek ta është sjellë Z.J.(54) nga Shkupi, i cili sipas kallëzimit gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani. në zonën e Petrovecit është sëmurë dhe ka rënë, me çka ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup të cilët kanë njoftuar inspektorin e punës për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat